Konteiner i Plotë (FCL) – në mbarë botën

Në këtë artikull dua t’ju tregoj më shumë për Shërbimin e Ngarkimit të Plotë të Kontejnerit (FCL). Ky shërbim është ideal për bizneset e mesme dhe të mëdha që janë në gjendje të kryejnë procedurat doganore të importit.

Si mund t’ju ndihmojmë?

Duke gjetur produktet, ne do t’ju dërgojmë një listë të produkteve që ju interesojnë nga fabrikat ose furnitorët me të cilët bashkëpunojmë. Ose mund të bëni vetë porosi nga fabrikat ose furnitorët me të cilët keni punuar më parë ose i keni gjetur vetë.

Ngarkimi dhe nisja e kontejnerit mund të bëhet nga magazina jonë në Yiwu, Zhejiang ose direkt nga fabrika, kudo në Kinë, në rastin kur të gjitha produktet blihen nga një fabrikë e vetme.

Ne mund të shkojmë për inspektim të fabrikës kudo në Kinë. Sigurisht që këto janë kosto shtesë dhe nuk përfshihen në tarifën e shërbimit.

Ne ju ndihmojmë në negocimin e kushteve ose çmimeve me fabrikat pa kosto dhe ju ofrojmë 7 ditë magazinim falas.

Tarifa për këtë shërbim fillon nga 3% ose një tarifë fikse, sipas llojit të produkteve, kostos totale të produkteve në kontejner etj. Në çdo rast, tarifa e shërbimit vendoset paraprakisht ndërmjet nesh.

Pagesa e vlerës së produkteve duhet të bëhet 100% paraprakisht, përpara se produktet tuaja të kenë mbërritur në magazinë tonë.

*** Ne nuk ofrojmë kredi në asnjë formë, vlerë apo përqindje.

Nëse dëshironi të vini, të shihni produktet nga afër dhe të bëni një porosi, atëherë ne mund t’ju ndihmojmë të organizoni vizitën tuaj në Kinë. Rezervoni bileta avioni ose treni nëse po udhëtoni nga diku tjetër në Kinë. Pritje në aeroport, Yiwu ose Shangai, si dhe prenotim hoteli. Gjithçka është transparente duke ju njoftuar paraprakisht për çdo kosto.

Dua të theksoj se shoqërimi në treg Yiwu ose kudo tjetër në Kinë ka kosto shtesë dhe nuk përfshihet në tarifën e shërbimit.

Çfarë përfshihet në tarifën e shërbimit?

  • Gjetja e produkteve – nëse është e nevojshme, në rast se nuk mund t’i gjeni vetë
  • Vendosja e porosive – në rast se nuk mund të vendoset nga ju.
  • Kontrolli i cilësisë – 5-10% të produkteve, ne nuk mund të inspektojmë të gjitha mallrat.
  • Ngarkimi i kontejnerit
  • Organizimi i Logjistikës – Yiwu – Ningbo si dhe Ningbo – Durrës
  • Procedurat e Eksportit në Kinë – i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për zhdoganimin e produkteve në Shqipëri.

Ky shërbim ofrohet pothuajse në të gjitha vendet në mbarë botën.

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, mos hezitoni të na kontaktoni.

faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

footer-logo

Partneri Juaj në Kinë!
Kurseni kohë, ulni kostot dhe fitoni akses në produkte me cilësi të lartë që e veçojnë biznesin tuaj nga të tjerë. Kontaktoni sot dhe hidhni hapin e parë drejt hapjes së mundësive të reja në Kinë.

Informacioni i Kontaktit

Yiwu Port, Yiwu, Jinhua, China

+86(132)63491105

support@d3a.co

kontakt-imazh