Shërbimi Porosi - DDP (Vetëm për Shqipëri)
Na dërgoni produktet që dëshironi të blini (video, foto, lidhje)
*** 3-5 produkte të ndryshme
Ne i gjejmë dhe ju japim çmimin që duhet të paguani në Shqipëri
*** Të përfshira në çmim
1-Kosto e produktit
2-Kosto e transportit
3-Zhdoganimi
4-Tarifa e Shërbimit
Ne kryejmë të gjitha procedurat e zhdoganimit.
Ju merrni një faturë ligjore për produktet tuaja njësoj si të blini me shumicë nga Distributorët Shqiptarë
*** Ne jemi Trading & Product Sourcing Company, JO kompani logjistike apo transporti.
Shërbimi Porosi (DDP) siguron një përvojë importi të produkteve qe doni të tregtoni pa probleme duke marrë Ne përgjegjësinë e plotë për dorëzimin e mallrave tuaja, duke përfshirë të gjitha detyrimet, taksat dhe zhdoganimin. Me këtë shërbim, ju merrni produktet tuaja në destinacionin përfundimtar pa u shqetësuar për kostot ose problematikat e papritura.
Karakteristikat Kryesore:
Shërbim Gjithëpërfshirës: Ne organizojmë transportin, zhdoganimin, detyrimet dhe taksat, duke siguruar një proces të sigurtë nga fillimi deri në fund.
Pajtueshmëri Globale: Ekspertiza jonë në tregtinë ndërkombëtare siguron përputhje me rregullat lokale dhe kërkesat mbi dokumentacionin.
Dorëzimi në Derën Tuaj: Nga vendndodhja e furnitorit deri në pragun e biznesit tuaj, ne menaxhojmë çdo fazë të procesit të logjistikës.
Çmimi Transparent: Kosto të qarta dhe të parashikueshme pa tarifa të fshehta.
Suport i Dedikuar: Ekipi ynë ofron përditësime dhe ndihmë në kohë reale, duke siguruar që dërgesa juaj të jetë në rrugën e duhur dhe sipas kërkesave tuaja.
Përfitimet e të Zgjedhurit të Shërbimit Porosi DDP:
1-Thjeshtëson tregtinë ndërkombëtare duke eliminuar nevojën që ju të menaxhoni doganat dhe detyrimet.
2-Redukton vonesat duke na lënë Ne të merremi me zhdoganimin dhe shkresat.
3-Ofron një zgjidhje pa probleme për importuesit që kërkojnë te delegojnë logjistikën.
4-Rrit kënaqësinë e klientëve tuaj me dërgesa të sigurta dhe në kohë.
Me Shërbimin DDP, ju mund të përqendroheni në rritjen e biznesit tuaj ndërkohë që ne menaxhojmë kompleksitetin dhe pajtueshmërinë me transportin ndërkombëtar dhe taksat. Na besoni për të importuar produktet tuaja në mënyrë të sigurt, efikase dhe pa surpriza!
Keni Pyetje Rreth Shërbimit Porosi DDP?
Si mund të blej produkte nga Kina duke përdorur shërbimin Porosi DDP që ofroni?
Mund t'i gjeni online ose të na dërgoni një foto të produktit dhe specifikimet dhe ne do të llogarisim çmimin përfundimtar në Shqipëri.
Produktet i kam gjetur vetë, sa kushton transporti deri në Shqipëri?
Na dërgoni listën e paketimit me produktet, vlerën, peshën dhe vëllimin (cbm) dhe ne do të llogarisim çmimin përfundimtar në Shqipëri duke përfshirë të gjitha kostot dhe tarifat.
Cila është porosia minimale për shërbimin Porosi DDP?
Porosia minimale për shërbimin Porosi DDP është 3000$.
Si mund ta bëj pagesën për shërbimin Porosi DDP?
Për shërbimin Porosi DDP ju mund të bëni pagesën në zyrën tonë në Tiranë, Shqipëri.
A marr ndonjë provë pagese për shërbimin Porosi DDP?
Po, kur kryeni pagesën në zyrën tonë në Tiranë, ne ju japim një dokument që tregon të gjithë informacionin tuaj, shumën e parave të paguara dhe bashkangjitur një listë paketimi me produktet.
Cilat janë kushtet e pagesës për shërbimin Porosi DDP?
Ju paguani 50% kur bëni porosinë dhe 50% tjetër përpara se të merrni produktet nga magazina jonë në Shqipëri.
Ku ndodhet magazina juaj në Kinë?
Kemi dy magazina ku marrim mallrat. Njëra është në Yiwu, Provinca Zhejiang dhe një është në Shenzhen, Provinca Guangdong.
Sa herë dërgoni në muaj për shërbimin Porosi DDP?
Kemi dy dërgesa në muaj nga Yiwu në Durres për transport mallrash për shërbimin Porosi DDP.