Konteiner i Plotë



Në këtë shkrim dua t’ju tregojë më shumë rreth shërbimit për Konteiner të Plotë. Ky shërbim është ideal për bizneset e mesme dhe ato të mëdha që kanë mundësi të kryejnë procedurat doganore të importit.


Si mund t’ju ndihmojmë?

Me gjetjen e produkteve duke ju nisur lista me produktet që ju interesojnë nga fabrika apo furnitorë qe Ne bashkëpunojmë. Ose mund të bëni vetë porositë nga fabrika apo furnitorë që ju keni bashkëpunuar më parë apo keni gjetur vetë.

Ngarkimi dhe nisja e konteinerit mund të bëhet nga magazine jonë në Yiwu, Zhejiang apo direkte nga fabrika, kudo në Kine, në rastin kur i gjithë furnizimi bëhet në një fabrikë të vetme.

Mund të shkojmë për kontroll në fabrikë kudo në Kinë. Sigurisht që jan kosto ekstra dhe nuk janë të përfshira në Tarifën e Shërbimit.

Ju ndihmojmë në Negocim Kushtesh apo Çmimi me fabrikat pa asnjë kosto si dhe ju ofrojmë 7 Ditë Magazinim Falas.

Tarifa për këtë shërbim fillon nga 3% ose tarifë fikse, sipas llojit të produkteve, shumës totale të konteinerit etj. Ne çdo rast tarifa e shërbimit vendoset paraprakisht midis nesh.

Pagesa e vlerës së produkteve duhet të bëhet 100% në advancë, përpara se produktet tuaja të kenë mbërritur në magazinën tonë.

*** Nuk ofrojmë kreditim në asnjë lloj forme, vlere apo përqindje.

Nëse doni të vini, shikoni produktet nga afër dhe bëni porosi, atëhere mund t’ju ndihmojmë me organizimin e pritjes tuaj në Kinë. Rezervim biletash avioni apo treni nëse jeni trazit nga diku tjetër në Kinë. Pritje në aeroport, Yiwu apo Shanghai si dhe rezervim hoteli. Çdo gjë është transparente duke ju vënë në dijeni të çdo kostoje paraprakisht.


Dua të theksojë që shoqërimi në tregun e Yiwu apo kudo tjetër në Kinë ka kosto ekstra dhe nuk është i përfshirë në Tarifën e Shërbimit.

 

Çfarë përfshihet në Tarifën e Shërbimit?

  • Gjetja e Produkteve – nëse është e nevojshme, në rast kur ju nuk mund ti gjeni dot vetë
  • Bërja e Porosive – në rastet kur nuk mund të bëhet nga ju.
  • Kontroll Cilësie – 5 -10% e produkteve, nuk mund të kontrollojme të gjithë mallin.
  • Ngarkim Konteineri
  • Organizimin e Transportit – transportit tokësorë Yiwu – Ningbo si dhe Ningbo – Durrës
  • Procedurat e Eksportit në Kinë – i gjithë dokumentacioni i nevojshëm që ju të mund të bëni zhdoganimin e produkteve në Shqipëri.


Ky shërbim ofrohet thuajse për të gjitha vëndet e botës.

Nëse keni pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni.

 

Faleminderit!