Shërbimi Porosi - Vetëm për Shqipëri


Në këtë shkrim dua t’ju shpjegoj më shumë rreth shërbimit tonë të quajtur Porosi. Ky shërbim ofrohet vetëm për Shqipëri. Është një shërbim B2B dhe është ideal për bizneset e vogla dhe të mesme. Një shërbim për të gjithë ato biznese që për arsye të ndryshme nuk mund të importojnë një konteiner të plotë, por duan vetëm disa produkte në disa metër kub. Nuk është për individë që duan të marrin një produkt nga Kina dhe nuk kanë mënyrë transporti për ta sjellë në Shqipëri.

Ky shërbim ofrohet vetëm për produkte te gjetura apo blera nëpërmjet nesh.

Si funksionon?

Na dergoni foto, video apo link të produkteve që doni,

Ne i gjejmë dhe ju japim çmimin përfundimtarë që ky produkt ju vjen në Shqipëri.

Në këtë çmim janë të perfshira

  • Kosto produkti – pra produkti në Kinë blihet nga Ne, duke ju lehtësuar dhe shmangur tarifat bankare nëse do ta blinit vetë.
  • Kosto transporti – duke punuar me kompanitë më të medha të transportit, jemi në gjendje të marrim çmimet më të lira.
  • Zhdoganimi & Taksat – ju kursejmë kohë dhe lekë nga te ardhurat lart e poshtë nëpër doganë.
  • Tarifë Shërbimi – per punen e kryer dhe për te gjitha këto lehtesira që ju krijojmë.

Në fund ju merrni një faturë të rregullt njësoj sikur ti keni blerë produktet tuaja në Shqipëri.

Kështu bizneset marrin produktet që ata duan të tregtojnë, me çmime më të mira dhe më e rëndësishmja, nuk kalojnë në subjekt TVSH-je.

Pagesa për Porosinë e Parë bëhet 100% paraprakisht! Në Porositë e tjera, 70% në momentin e bërjes së porosisë dhe 30% para tërheqjes së porosisë nga magazina jonë.

Pagesa bëhet tek zyra jonë në Tiranë dhe ju lëshohet një parafaturë sëbashku me Packing List e produkteve që keni porositur.

Tërheqja e produkteve nga magazina jonë në Tiranë bëhet nga ju. Ne nuk ju mundësojmë transport në Shqipëri për tek dyqani, magazina apo qyteti juaj.

 

Nuk jemi Kompani Transporti dhe NUK ofrojmë shërbim kargo/parcial.

Jemi Product Sourcing & Trading Company, merremi me Import-Export me Kinën, çdo hallkë, që nga blerja e produktit dhe deri tek shitja në Shqipëri. Shërbimi Kargo apo Parcial zakonisht ofrohet nga kompanitë e transportit. Nuk mundemi të ofrojmë vetëm transportin si shërbim të veçante. Ka shumë kosto, shumë punë dhe angari dhe asnjë leverdi, si për ne ashtu dhe për ju.

 

Përse Ne?

Kujdesemi që produktet tuaja të mos dëmtohen gjatë transportit dhe më e rëndësishmja, kemi konteiner çdo muaj që nisim porositë tuaja duke shkurtuar kohën e pritjes.

Transparencë totale - çmimet ju jepen para se të bëni porosi dhe nuk ndryshojnë gjatë rrugës.

Dua të ritheksoj që ky nuk është një shërbim për individë që duan të blejnë një produkt në Kinë, por për biznese që nuk kanë mundësi të importojnë një konteiner të plotë nga Kina, prandaj dhe minimumi i porosisë është 5000$ për 3 deri në 5 produkte të ndryshme.

 

Nëse keni pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Faleminderit