Qytetet prodhuese në Kinë
Kina ka ndryshuar shumë në dekadat e fundit. Ekonomia e saj u rrit shumë shpejt. Arsyeja më e madhe që e bëri Kinën qendrën e prodhimit në botë, është puna e lirë. Qytete të ndryshme janë të famshme për industri të ndryshme prodhuese. Në këtë artikull doja të flisja për disa nga këto qytete dhe çfarë mund të gjeni atje.
Së pari, doja të flisja për Provincën Zhejiang.
Kjo është provinca e preferuar e imja, kryesisht për shkak të Tregut Yiwu Futian. Tregu Futian është i madh. Ka 5 distrikte, 4 kate dhe mijëra dyqane ku mund të blini. Nëse sapo po filloni ose është hera juaj e parë në Kinë, fillimisht duhet të shkoni. Vendi më i mirë për të provuar dhe testuar produkte të reja pa shpenzuar shumë dhe duke mbajtur nën kontroll stokun.
Hangzhou është një qytet i bukur që duhet ta vizitoni. Nëse jeni duke kërkuar për mëndafsh, jeni në vendin e duhur. Qyteti i Mëndafshit i Hangzhou është tregu më i madh i mëndafshit në Kinë me qindra dyqane mëndafshi që shesin një shumëllojshmëri të gjerë të pëlhurash mëndafshi të pastër dhe veshje mëndafshi.
Wenzhou është një qytet tjetër në provincën Zhejiang që ia vlen të vizitohet. Mund të gjeni këpucë dhe aksesorë këpucësh. Ka mijëra fabrika dhe punishte të vogla që prodhojnë të gjitha llojet e këpucëve, këpucë për burra, gra dhe fëmijë.
Keqiao po bëhet dalëngadalë kryeqyteti i prodhimit të tekstilit në botë. Fabrika nga e gjithë Kina shkojnë atje për të blerë pëlhura.
A e dini se çadra e parë u shpik në Kinë? Nëse po kërkoni të blini çadra, Shangyu është vendi ku duhet të shkoni. Këtu i blen miku im, Elvisi.
Haining ose Haining China Leather Town është "Kryeqyteti i Lëkurës". Mund të gjeni produkte me cilësi të lartë.
Nëse nuk keni dëgjuar për Provincën Guangdong, ndoshta keni dëgjuar për qytete si Guangzhou dhe Shenzhen.
Shenzhen është kryesisht i famshëm për elektronikë. Zona Huaqiangbei është tregu më i madh i elektronikës në Kinë. Aty mund të gjeni produkte të ndryshme elektronike, duke filluar nga aksesorët e vegjël deri te telefonat, tabletët dhe kompjuterët.
Në Guangzhou mund të gjeni shumë qendra tregtare dhe tregje me shumicë. Mund të gjeni pothuajse gjithçka që lidhet me përdorimin e përditshëm. Tregu me shumicë i veshjeve Guangzhou Baima është tregu më i mirë në Guangzhou dhe nëse jeni duke kërkuar për rroba, këtu duhet të jetë ndalesa juaj numër një.
Xintang Town, Zengcheng City është baza më e madhe e eksportit për prodhuesit e xhinseve të Kinës. Nëse jeni duke kërkuar posaçërisht për xhins, shkoni atje.
Një tjetër qytet i madh dhe i rëndësishëm në provincën Guangdong është Foshan. Ky qytet është i famshëm për prodhimin e mobiljeve. Tianyi Furniture City është një nga qendrat tregtare ku mund të gjeni lloje të ndryshme dhe mobilje cilësore.
Po kërkoni lodra? Qyteti Shantou është vendi ku duhet të shkoni. Chenghai Toy Base ka mijëra biznese nga të cilat mund të zgjidhni dhe gjithmonë do të gjeni lodra që biznesi juaj mund të shesë.
Dalang është një qytet në jug të Dongguan. Ka mbi 3000 fabrika për të qepur dhe është industria e tyre kryesore.
Qyteti Guzhen është i famshëm si kryeqyteti i ndriçimit të Kinës. Aty mund të gjeni të gjitha llojet e produkteve, nga tabelat e vogla deri tek ato të jashtme. Gjeneron i miliarda juanë dhe eksporton në mbi 130 vende.
Kam dëgjuar për herë të parë për Jiangsu kur një futbollist i Kombëtares Shqiptare (Hamdi Salihi) shkoi të luante atje. Mësova nga një miku im kinez se pothuajse 80% e syzeve të tij optike që ka në dyqane (mbi 20 prej tyre në provincën Henan) vijnë nga Jiangsu, Danyang Glasses Market.
Në qytetin Jingdezhen në provincën Jianxi, mund të gjeni qeramikë me cilësi të lartë.
Një provincë tjetër që është interesante për t'u vizituar dhe për të bërë biznes është Fujian. Në Fujian mund të gjeni materiale ndërtimi, tekstile, veshje dhe gjithashtu këpucë.