Gjetja e Produkteve & Importi nga Kina
Gjetja e Produkteve & Importi nga Kina
Kina është një superfuqi ekonomike botërore dhe është vendi prodhues më i madh në botë. Zë vendin e parë në botë për volumin e eksporteve me triliarda dollarë të faturara çdo vit. Miliona biznese importojnë nga Kina nga e gjithë bota. Zakonisht këto janë biznese të mesme ose të medha. Por dhe shumë biznese të vogla, madje dhe individë mund të blejnë direkte nga platforma të ndryshme online në Kinë. Sigurisht që çmimi varet nga sasia dhe nga ku këto biznese blejnë. Kur themi import, nënkuptojmë blerjen në sasi të medha të produkteve të ndryshme. Jo çdo biznes mund të importojë nga Kina apo nga vënde të tjera të botës
1 – Bizneset që mund të importojnë & kushtet që duhet të plotësojnë.
Çdo biznes, person fizik, apo kompani mund të importojë produkte të ndryshme për aq kohë sa e kanë të shtuar import-eksport në veprimtarinë e biznesit të tyre të regjistruar në QKB. Duhet theksuar se shtimi i importit apo eksportit në veprimtarinë e biznesit tuaj, ju bën subjekt të pagimit të TVSH-së (20%) për çdo faturë të lëshuar nga ju. Madje nëse faturoni mbi 8 miljon lek të reja, ju bëheni dhe subjekt i Tatim Fitimit që është në vlerën e 15%. Kjo është arsyeja kryesore që shumë biznese të vogla nuk zgjedhin të importojnë vet produktet e tyre, por i blejnë ato në Shqiperi. Tashme D3A Group ju jep mundesinë të zgjidhni produktet tuaja, jua sjell në Shqiperi dhe ju ndihmon me procedurat doganore. Në këtë mënyrë ju nuk bëheni subjekt i TVSH-së apo Tatim Fitimi për faturat e lëshuara dhe keni mundësi zgjedhje të produkteve ndryshe nga çfarë ju ofron tregu në Shqipëri, pra ju mund t zëgjidhni vet produktet që ju deshironi të tregtoni. Për më shumë informacione klikoni Këtu
2 – Agjent, Agjensi Sourcing apo Kontakte të drejtëpërdrejta me Furnitorin/Fabrikën?
Agjent – Agjent është një person i cili ju ndihmon të gjeni produkte, të kontaktojë me fabrikat rreth kërkesave që ju mund të keni dhe të merret me dokumetacionin përkatës si dhe me transportin e produkteve tuaja deri në destinacion. Zakonisht është një person i vetëm, mund të jetë apo jo i regjistruar si biznes, dhe punon privatisht.
Agjensi Sourcing – Agjensia, ashtu si D3A Group, është një kompani e strukturuar që merret me gjetjen e produkteve tuaja dhe ofron një sër shërbimesh. Agjensitë ju ofrojnë të gjithë zinxhirin e Importit, që nga gjetja e produkteve deri tek transporti apo dhe shërbimet doganore në rastin e D3A Group. Si dhe shërbime të tjera financiare apo mund t’ju ndihmojë me vizën apo akomodimin tuaj në Kinë në rast se ju shkoni vetë. Është e regjistruar në shtet dhe detyrimisht ka një zyrë, një llogari bankare të kompanisë dhe kontaktet e nevojshme.
Kontakte me Furnitorin apo Fabrikën – Është në rastin kur ju vendosni të kontaktoni direkte me furnitorin apo fabrikën. Këtu duhet theksuar se edhe pse ju mund të flisni vetë për çmimin e produkteve, shumica e fabrikave nuk ofron shërbimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për ju që të mund të importoni nga Kina. Ju mund të kontaktoni direkte me furnitorin apo fabrikën në rastet kur importoni sasi të vogla dhe transportimi i tyre bëhet nga ajri me kompani transporti si DHL apo Fedex.
Personalisht, për shumë arsye, do t’ju sugjeroja të punonit me një Agjensi Sourcing. Arsyeja kryesore është siguria. Një biznes i rregullt i regjistruar sipas ligjit kinez ju ofron shumë më shumë siguri se sa një agjent apo kontakti i drejtëpërdrejtë me furnitorin apo fabrikën. Nëse agjenti që keni zgjedhur është i sëmure, për arsye të ndryshme nuk është i disponueshëm apo dhe në rastin më të keq vendos që një ditë të bukur të marrë pagesat që i keni bërë dhe të mos j’ua hapi më telefonin, ju nuk keni ku të ankoheni dhe e gjithë puna e ngritur dhe paratë tuaja humbasin. Agjensitë përbëhen nga disa persona. Në rast se njëri prej punëtorëve të agjensisë nuk mund të jetë i disponueshëm, ateherë dikush tjetër mund të vazhdojë punën e tij, duke mos ju krijuar juve vonesa.
Nëse vendosni të kontaktoni furnitorët apo fabrikat vetë, atëherë mund ta beni nëpërmjet platformave të ndryshme online. Arsyeja pse nuk jua rekomandojë është sepse përsëri do t’ju nevojitet të kontaktoni një Agjensi Sourcing për t’ju ndihmuar me dokumentacionin përkatës që nevojitet për ju që të importoni. Dhe nga eksperienca personale, duke qënë se Agjensitë punojnë ngushtë me furnitorë dhe fabrika të ndryshme, atëherë ato mund t’ju gjejnë produkte më çmime më të lira dhe cilësi më të mirë.
3 – Gjetja e Furnitorëve & Fabrikave në Kinë.
Fillimisht ju sugjeroj të kërkoni online për produktet që ju interesojnë. Në këtë mënyrë ju mund të krijoni ide të ndryshme rreth produkteve të ngjashme si dhe çmimeve të tyre. Do t’ju sugjeroja 3 platforma online për gjetjen e produkteve:
Alibaba – Të gjithë e kemi dëgjuar këtë emër. Alibaba është platforma më e madhe në botë që bën bashkë furnitorë dhe fabrika të ndryshme me biznese që importojnë nga Kina. Shumica e furnitorëve dhe fabrikave në këtë platformë kanë eksperienca të mëparshme me të huajt dhe mund t’ju ndihmojnë me pregatitjen e dokumentacionit dhe transportin.
1688.com – 1688 (yao liu ba ba) është versioni kinez i Alibabës. Janë kryesisht furnitorë dhe fabrika që punojnë me tregun kinez. Shumë prej tyre nuk dinë anglisht dhe nuk bëjnë eksport jashtë Kinës. Por ju mund ta përdorni si mjet negocimi, pasi çmimet në këtë platformë mund të jenë më të lira se ato në Alibaba.com
Yiwugou.com – Kjo është platforma online e tregut më të madh të komoditeve dhe produkteve të jetës së përditshme në të gjithë botën. Ka furnitorë dhe fabrika të ndryshme që kanë dyqanet e tyre në Futian Market, në Yiwu, Zhëjiang, Kinë. Çmimet e afishuara në këtë platformë zakonisht janë më të lira se sa Alibaba apo 1688. Një sekret – nëse shkoni personalisht në dyqan në Futian Market, ju mund të merrni një çmim akoma më të mirë (pak më lirë) se sa ai i afishuar në platformen online.
Platforma të tjera B2C që ju mund të merrni ide rreth produkteve të reja, trendy apo hot të momentit janë:
Aliexpress.com
Taobao.com
Tmall.com
Jd.com
Pinduoduo.com
Ju mund të bleni nga këto platforma, por nuk jua sugjeroj, pasi shumica e këtyre janë tregtarë të thjeshtë ose shumice që blejnë produkte nga furnitorë apo fabrika të ndryshme në Kinë dhe i shesin në të gjithë botën nëpërmjet këtyre platformave.
Pasi të keni kërkuar dhe piketuar produktet që ju interesojnë ju mund të kontaktoni me Agjensinë Sourcing për ti kërkuar çmimet e këtyre produkteve dhe për ti krahasuar ato me çmimet që ju keni gjetur online. Sigurohuni që të merrni çmimin më të mirë të mundshëm për të njëjtën cilësi.
Për të mësuar më shumë rreth provincave në Kinë dhe çfarë produktesh mund të gjeni në to, ju ftoj të lexoni shkrimin tjetër – Provincat
4 – Mënyrat e Pagesave
Shumica e furnitorëve ose fabrikave në platformat e përmendura më siper pranojnë pagesa në Dollar Amerikan. Pagesat mund të kryhen në disa mënyra
1 – Transfertë Bankare
Transfertën bankare, ose siç njihet gjerësisht, T/T, ju mund ta bëni duke shkuar personalisht tek një nga degët e bankës me të cilën punoni ose online nëse banka juaj e suporton. Për këtë, juve ju duhet Proforma Invoice, shkurt Proforma, faturë.
Sigurohuni që Proforma Invoice të përmbajë Emrin e Produkteve ose Grupimin apo Kategorizimin që i keni bërë, numrin e produkteve, ose kolive që keni si dhe çmimet përkatëse. Proforma Invoice duhet të përmbajë dhe të dhënat e llogarisë bankare të furnitorit apo fabrikës. Ju sugjeroj që për cilësinë e produkteve, produkteve me defekt, mënyrën e pagesës apo kohën e dorëzimit të flisni para se të bëni porosinë.
2 – Western Union
Wester Union është një zgjidhje e shpejtë për shuma të vogla parash. Duhet theksuar se kjo mënyrë pagese nuk është shumë e përhapur dhe jo të gjithë furnitorët apo fabrikat mund të pranojnë pagese nëpërmjet Wester Union
Ka dhe mënyra të tjera pagese, por që përdoren sipas rastit dhe disa nuk janë shumë të përdorura për blerje jashtë Kinës.
Nëse produktet që ju do importoni nuk janë në stok ose gjëndje në magazinë por ato do të prodhohen sipas porosisë tuaj, atëherë fabrikat kërkojnë një depozitë 30% të vlerës së përgjithshme të produkteve për të filluar prodhimin dhe 70% kur ato dorëzojnë produktet. Nëse produktet janë në gjëndje në magazinën e furnitorit apo fabrikës, atëherë pagesa mund të bëhet nga Agjesia Sourcing në momentin që bëhet dorëzimi i produkteve pranë ambjenteve të Agjensisë.
5 – Transporti
Transporti mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Transporti ndahet në 2 pjesë. Transport i brëndshëm dhe transport detar apo ajror. Transporti i brëndshëm është nga furnitori, fabrika apo magazina e agjensisë deri në portin apo aeroportin e nisjes në Kinë. Dhe transporti i jashtëm përfshin nga porti apo aeroporti në Kinë deri tek magazinat tuaja. Transporti ajror mund të bëhet me kompani transporti të ndryshme si DHL apo Fedex dhe është shumë më i kushtueshëm se transporti detar. Tarifat e transportit variojnë nga koha dhe faktorë të tjerë, ashtu siç ndodhi me rritjen e transportit gjatë kohës së pandemisë.
Disa terma pagesash të perdorura në transportin e produkteve janë:
ExW – Furnitori nuk bën transportin. Ju duhet të gjeni vetë kompaninë e transportit që të shkojë të marri produktet tek magazina e furnitorit apo fabrikës.
FOB – Free on bord. Furnitori apo fabrika paguan të gjitha shpenzimet e transportit deri tek porti apo aeroporti i zgjedhur nga ju në Kinë dhe kostot e eksportit. Më pas ju duhet të gjeni dhe paguani për transportin nga Kina deri në vendin tuaj. Kjo është mënyra më e përdorur në Shqipëri. Ne në D3A Group ju ndihmojmë me transportin duke nderlidhur transportin e brëndshëm në Kinë si dhe atë detarin nga Kina deri në Shqiperi.
CIF – Furnitori apo fabrika paguan për transportin nga Kina deri në portin apo aeroportin e zgjedhur nga ju dhe ju paguani për zhdoganimin dhe gjetjen e transportit nga porti apo aeroporti deri tek magazinat tuaja.
DDU & DDP – Delivered Duty Unpaid dhe Delivered Duty Paid. Furnitori apo fabrika paguan të gjitha kostot e transportit deri në magazinën tuaj. E vetmja diferencë ndërmjet tyre është nëse paguan apo jo për zhdoganimin e produkteve apo paguani ju.
6 – Dogana
Mbasi produktet tuaja mbërrijnë në Shqiperi, ju filloni me procesin e zhdoganimit. I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për zhdoganimin e produkteve tuaja duhet t’ju ketë mbërritur paraprakisht. Këtë duhet t’jua ketë dërguar furnitori, fabrika apo agjensia që keni përzgjedhur në Kinë. Dokumentacionin e dërgoni tek një Agjensi Doganore që gjendet në qytetin ku ju keni të regjistruar biznesin tuaj. Në Tiranë do t’ju rekomandoja BenImpex. Agjensia doganore merret me të gjithë procedurën doganore. Me swiftin e pagesës sipas Proforma Invoice dhe dokumentacionin e ardhur nga Kina ju shkoni tek Agjensia Doganore për kryerjen e të gjitha procedurave doganore. Vlera doganore e produkteve tuaja llogaritet:
vlera e produktit, plus taksën doganore (nëse ka) dhe duke i shtuar vlerën 20% të TVSH-së të këtij totali. Për një përllogaritje më të saktë ju mund të përdorni falas makinën llogaritëse të vlerës doganore në d3a.co .Mbasi mbaroni me të gjitha pagesat dhe të gjithë procedurën doganore, atëherë ju mund të merrni produktet në magazinën tuaj dhe të filloni ti tregtoni ato.